Aktivitete të edukimit financiar gjatë Javës së Parasë

Në kuadër të aktiviteteve të edukimit financiar, AAB, në bashkëpunim me universitetet dhe shkollat, zhvilloi disa leksione të hapura me tema të ndryshme bankare:

  • Më 15 mars 2023, Irida Huta, Kryetare e Komitetit të Pagesave, Kartave, Digjitalizimit dhe Kanaleve Alternative në AAB, mbajti një leksion në Albania University, duke diskutuar mbi bankingun digjital dhe ndikimin e reduktimit të qarkullimit të parasë në ekonomi.
  • Më datë 23 mars 2023, Elona Bollano, Kryetare e Komitetit të Riskut, mbajti një leksion me teme “Menaxhimi i Riskut”, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik.
  • Më datë 24 mars 2023, Xhilda Shehu, anëtare e Komisionit të Pagesave, Kartave, Digjitalizimit dhe Kanaleve Alternative, mbajti një leksion në Fakultetin e Shkencave të Natyrës mbi tendencat e digjitalizimit në sektorin bankar.
  • Më datë 23 mars 2023, në shkollën “Pandeli Cale” në Korçë u zhvillua një orë mësimore e hapur, e drejtuar nga Spartak Mele, punonjë më Raiffeisen Bank, dega Korçë.
SHARE