Aktivitet edukues me gazetaret e ekonomisë

Më 17-19 qershor 2022, AAB-ja, me mbështetjen e OTP Bank Albania, organizoi aktivitetin e përvitshëm me gazetarët e fushës së ekonomisë. Ky aktivitet kishte veçanërisht në fokus digjitalizimin. Tetëmbëdhjetë gazetarët e fushës së ekonomisë që morën pjesë në aktivitet patën mundësinë të njihen me problematikat kryesore të sektorit bankar dhe sfidat që i rrethojnë, si dhe të shohin nga afër zbatimin e disa praktikave më të mira të Grupit OTP në selinë e tyre në Hungari.

SHARE