Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
AKCESK dhe AAB nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit

Shoqata Shqiptare e Bankave morri pjesë në konferencën “Sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri”, organizuar nga AKCESK , e cila zhvilloi punimet më 7 shkurt 2023.

Gjatë punimeve të konferencës u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike  (AKCESK) dhe Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), i cili mundëson bashkëpunimin e të dy palëve në trajtimin e incidenteve kibernetike, përvojat në fushën e sigurisë, trajnime dhe bashkëpunim në kërkim dhe zhvillim.

Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i AAB-së z. Bledar Shella dhe Drejtor i Përgjithshëm i AKCESK dhe Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Igli Tafa.

Duke falënderuar AAB-në në nivel ekspertize, z. Tafa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me sektorin financiar. Nga ana e tij, z. Shella shprehu vlerësimet e tij për këtë bashkëpunim dhe theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së tij edhe më tej.

 

Gallery