AAB merr pjesë në takimin mbi procesin e derregullimit me prezencën e Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit
Më datë 31 tetor 2023, z. Spiro Brumbulli, Sekretari i AAB-së, mori pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit. Në fokus të takimit ishte rishikimi i procedurave dhe shërbimeve që administrata ofron për bizneset.
Objektivi është rritja e rreth 800 shërbimeve publike, duke i bërë ato më të aksesueshme dhe të zbatueshme si për bizneset ashtu edhe për qytetarët. AAB bashkëpunon ngushtë me grupet e biznesit, dhomat e tregtisë dhe ekspertë të fushës në këtë përpjekje. Si pjesë e procesit të derregullimit, AAB është angazhuar në mënyrë aktive në ristrukturimin e këtyre shërbimeve, duke kontribuar në përmirësimin e përgjithshëm të mjedisit të biznesit.
GALERIA