AAB merr pjesë në edicionin e tretë të Panairit të Karrierës në Western Balkans University

AAB mori pjesë në edicionin e tretë të Panairit të Karrierës, të organizuar nga Western Balkans University, në bashkëpunim me Dhomën Britanike të Tregtisë në Shqipëri, më 7 maj 2026.
Panairi shërbeu si një platformë lidhëse mes institucioneve të biznesit dhe studentëve, duke krijuar mundësi për informim, orientim profesional dhe prezantim të kompanive për të rinjtë që synojnë të ndërtojnë karrierën e tyre në sektorë të ndryshëm.
Përmes pjesëmarrjes së saj, AAB prezantoi rolin dhe kontributin e sektorit bankar në zhvillimin ekonomik të vendit, si edhe mundësitë që ofron industria bankare për të rinjtë dhe profesionistët e ardhshëm.
Në vlerësim të kontributit dhe angazhimit në këtë aktivitet, AAB u nderua me një Certifikatë Mirënjohje për vlerën e shtuar të pjesëmarrjes në panair.






