“Smart Money, Smart Career Moves” – leksion i hapur në Universitetin e New York-ut në Tiranë

Në kuadër të Javës Globale të Parasë 2026, me temë “Smart Money Talks”, AAB organizoi më 17 mars një leksion të hapur me studentët e Universitetit New York Tirana.
Leksioni me temë “Smart Money, Smart Career Moves: Explore Banking Opportunities” u drejtua nga znj. Edlira Zambaku, Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore në Banka Kombëtare Tregtare, njëkohësisht dhe Kryetare e Komitetit të Burimeve Njerëzore pranë AAB, e cila prezantoi në mënyrë të strukturuar zhvillimet kryesore të industrisë bankare, rëndësinë e saj në ekonomi, si dhe perspektivat e punësimit dhe zhvillimit profesional në këtë sektor.
Në këtë aktivitet morën pjesë studentë të degëve Finance, Applied Banking, Business Administration dhe programeve të tjera të lidhura, të cilët u njohën me mundësitë e karrierës në bankë, aftësitë e kërkuara nga tregu i punës, si dhe me rrugët konkrete të hyrjes dhe zhvillimit profesional në këtë industri. Gjatë prezantimit u trajtuan gjithashtu çështje që lidhen me performancën, zhvillimin e karrierës dhe sfidat e sektorit bankar, duke ofruar një pasqyrë të qartë dhe praktike për studentët që synojnë të ndërtojnë një karrierë në këtë fushë.
Ky leksion përbën një kontribut të rëndësishëm në lidhjen e njohurive akademike me praktikën profesionale, duke mbështetur përgatitjen e brezit të ri për tregun e punës.




