Workshop: PSD2-API: Rruga drejt përputhshmërisë

AAB, në bashkëpunim me shoqërinë CRIFF dhe Golden Dimension (GD), anëtare e Berlin Group Standard si dhe pjesë e Bordit Këshillues të Berlin Group, organizoi një workshop me temë “PSD2- API: Rruga drejt Pajtueshmërisë”. Aktiviteti u organizua online më 7 prill 2023 dhe u ndoq nga më shumë se 45 pjesëmarrës nga bankat anëtare.

Si vazhdim i workshopit mbi Bankingun e Hapur, i organizuar në 7 mars 2023, dhe marrë shkas nga interesi i treguar nga pjesëmarrësit, ky aktivitet u projektua në përgjigje të mbështetjes së kërkuar nga bankat për aktivizimin e PSD2 – API.

Përfaqësuesit e Golden Dimension prezantuan zgjidhjet e ofruara të cilat mund t’u vijnë në ndihmë bankave, si dhe diskutuan kushtet dhe rregullat e Bankingut të Hapur, udhëzuesin për zbatimin, dhe vizionin e DG-së për tregun shqiptar. Paraqitja e kornizës së Bankingut të Hapur dhe testimi i API-ve ishin ndër pikat kryesore të workshop-it.

SHARE