Workshop online mbi aksesin në financë për gratë sipërmarrëse

Më 15 dhjetor, AAB në bashkëpunim me Qendrën Balance, organizoi një workshop online të dedikuar aksesit në financë për gratë sipërmarrëse, për të forcuar kapacitetet e tyre financiare.

Aktiviteti bëri bashkë rreth 25 gra sipërmarrëse, të cilat u njohën me praktika dhe instrumente financiare që kontribuojnë në rritjen dhe qëndrueshmërinë e biznesit. Gjatë workshop-it u zhvilluan sesione informuese mbi tema kyçe si SEPA, produkte bankare të përshtatura për bizneset, mundësitë e kreditimit për sipërmarrjet e drejtuara nga gratë, si dhe shitjet online dhe përdorimi i kanaleve digjitale.

Në panelin e diskutimit morën pjesë ekspertë të ProCredit Bank, znj. Blerta Selamaj, Coordinator Business Development Function, znj. Erinda Ropi, Deputy Head of Department, Business Support and Digital Channels Department, dhe znj. Fortesa Jakupi, Head of Business Support and Digital Channels Department, si dhe z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i AAB-së.

Workshop-i u përmbyll me një sesion interaktiv pyetje – përgjigje, gjatë të cilit pjesëmarrëset ndanë sfidat e tyre të përditshme dhe diskutuan zgjidhje konkrete. Një vëmendje e veçantë iu kushtua pagesave të shpejta (instant payments), të cilat u prezantuan si një zgjidhje inovative dhe lehtësuese për bizneset dhe startup-et e drejtuara nga gratë, duke rritur efikasitetin dhe shpejtësinë e transaksioneve financiare.

SHARE