AAB Technical Committees Roundtable on 2026 Projects

Më 6 tetor, kryetarët e Komiteteve Teknike të AAB u mblodhën në një tryezë diskutimi për të prezantuar projektet që do të ndikojnë në zhvillimin e sistemit bankar gjatë vitit 2026. Takimi u fokusua tek zgjidhjet inovative që lehtësojnë pagesat dhe përmirësojnë shërbimet financiare për qytetarët dhe bizneset, duke i bërë ato më të qasshme, të shpejta dhe efikase.
Gjatë diskutimeve u ndanë ide dhe iniciativa që do të marrin më shumë mbështetje gjatë vitit të ardhshëm. Temat kryesore përfshinë forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, përmirësimin e komunikimit me publikun dhe zhvillimin e trajnimeve të specializuara për sektorë të ndryshëm të industrisë bankare.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit me Shoqatën e Bankave të Kosovës dhe shkëmbimit të praktikave më të mira ndërkombëtare. Po ashtu, u diskutua rëndësia e komunikimit publik mbi investimet strategjike, duke përfshirë projektet e Open Banking, SEPA dhe Instant Payments, që synojnë modernizimin dhe digjitalizimin e shërbimeve financiare.
Sekretari i Përgjithshëm i AAB, z. Spiro Brumbulli, nënvizoi rëndësinë e të qenit më afër publikut, për t’i informuar qytetarët mbi shërbimet që mund të përdorin më thjeshtë dhe më lirë, falë investimeve të realizuara përgjatë viteve të fundit.
Viti 2026 pritet të sjellë sfida të reja, por gjithashtu edhe mundësi për projekte inovative që afrojë sektorin bankar më pranë nevojave të ekonomisë drejt një sistemi më fleksibël, transparent dhe të orientuar drejt qytetarëve dhe bizneseve.

SHARE