Takim me përfaqësuesit e ATTF
16 Maj 2024

Në datën 15 maj 2024, Presidenti i AAB-së, z. Bledar Shella, mirëpriti në zyrat e AAB-së Drejtuesin e ATTF-së, z. Ben Lyon dhe këshilltaren e trajnimeve të ATTF-së, znj. Luciele Milani.
Ky takim, i mbajtur gjatë vizitës që përfaqësuesit e ATTF bënë në Shqipëri për të marrë pjesë në ceremoninë e 25 vjetorit të AAB, pati në fokus përkushtimin e ndërsjellë për të zhvilluar më tej bashkëpunimin dhe për të përmirësuar cilësinë e trajnimeve. Temat e diskutimit përfshinin metodologjitë novatore të trajnimeve, programet e zhvillimit të aftësive dhe mundësinë për të zgjeruar bashkëpunim.
Z. Lyon i dorëzoi z. Shella një Certifikatë Mirënjohjeje, duke vlerësuar kontributin e Shoqatës në promovimin dhe organizimin trajnimeve, si dhe nxitjen e zhvillimit të industrisë.
AAB mbetet e përkushtuar në vijimin e bashkëpunimit të frytshëm në të ardhmen dhe ndikimin pozitiv në sektorin bankar.
