Rritja e aftësive për sukses në menaxhimin e shitjeve dhe negociatat!

Më 20-21 shkurt, AAB bashkëpunoi me @AIEx – Austrian Institute of Excellence në organizimin e një trajnim intensiv të udhëhequr nga @Rudina Murati. 11 profesionistë nga sektori bankar u angazhuan në një eksperiencë praktike për të zhvilluar aftësitë e tyre në menaxhimin e shitjeve, negocimin e suksesshëm dhe komunikimin efektiv me klientët.
Gjatë dy ditëve, pjesëmarrësit ndanë eksperienca, mësuan teknika të reja dhe fituan strategji që do t’i ndihmojnë të arrijnë rezultate më të mira në karrierën e tyre.
Një investim i vlefshëm në zhvillimin profesional! 👏