Shqipëria bëhet pjesë e Zonës SEPA duke filluar nga data 7 Tetor.

Ky është një hap i rëndësishëm që sjell përfitime të mëdha për qytetarët dhe bizneset shqiptare:

  • Individët tashmë mund të kryejnë transferta parash me kosto minimale dhe siguri maksimale.
  • Bizneset përfitojnë më shumë efikasitet në pagesat ndërkombëtare, thjeshtësi operacionale dhe ulje të kostove.
  • Studentët dhe emigrantët që jetojnë jashtë vendit kanë mundësi për transferta më të shpejta, më të lira dhe më të sigurta drejt Shqipërisë.

Pjesëmarrja në SEPA është një arritje që afron edhe më shumë Shqipërinë me standardet europiane të pagesave, duke lehtësuar jetën e përditshme dhe aktivitetin ekonomik.

IMAZHE