Nga teoria në praktikë: “Loja e Kursimeve” sjell financat më pranë të rinjve

Në kuadër të Javës Globale të Parasë, më 19 mars 2026, Shoqata Shqiptare e Bankave, në bashkëpunim me German Sparkassenstiftung Albania, zhvilloi një aktivitet edukativ me maturantët e Gjimnazit “Sami Frashëri”.
Nxënësit u përfshinë në “Savings Game”, një lojë interaktive që i sfidoi të marrin vendime të zgjuara për menaxhimin e parave të tyre.
Përmes situatave reale nga përditshmëria, ata mësuan më shumë mbi kursimin, planifikimin financiar dhe menaxhimin e përgjegjshëm të të ardhurave dhe shpenzimeve.
Një hap konkret për t’i pajisur të rinjtë me aftësi të rëndësishme për një të ardhme financiare më të sigurt!





