Leksion i hapur në Universitetin Epoka me fokus digjitalizimin

Më 24 mars, Shoqata Shqiptare e Bankave organizoi një leksion të hapur me rreth 90 studentë të Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Administrative në Universitetin Epoka.
Në këtë leksion mori pjesë znj. Elona Labinoti, Chief Operational Officer në Fibank dhe njëkohësisht anëtare e Komitetit Ndihmës të Pagesave, Kartave, Digjitalizimit dhe Kanaleve Alternative, e cila ndau me studentët një prezantim mbi evolucionin e sistemeve të pagesave.
Gjatë leksionit u trajtua transformimi i pagesave nga format tradicionale drejt zgjidhjeve moderne digjitale, duke përfshirë zhvillime si open banking dhe SEPA, si edhe pritshmëritë për të ardhmen në një ekosistem gjithnjë e më të digjitalizuar.
Ky leksion kontribuoi në rritjen e ndërgjegjësimit të studentëve mbi rëndësinë e përdorimit të zgjuar dhe të informuar të shërbimeve financiare, duke i ndihmuar ata të kuptojnë më mirë rolin e tyre si klientë të ardhshëm në një sistem bankar në zhvillim të vazhdueshëm digjital.



