Kuizi Kombëtar i Parasë 2025

Nëse do të pyesnim 718 nxënësit që morën pjesë këtë vit, do thoshin se sfida më e madhe pas të fituarit para është… Kuizi i Parasë!
Mësimi përmes lojës dhe punës në grup u kthye në një eksperiencë të veçantë për 359 ekipet e grupmoshave 13-15 vjeç, nga 67 shkolla në të gjithë Shqipërinë, (15 nga Tirana dhe 52 nga 22 bashki të vendit). Gara u zhvillua online përmes platformës 𝐊𝐚𝐡𝐨𝐨𝐭!
📢 Pjesëmarrësit u përshëndetën nga:
🔹 znj. Luljeta Minxhozi – Zëvendës Guvernatore e Parë, Banka e Shqipërisë
🔹 z. Genci Mamani – Drejtor i Përgjithshëm, Agjencia e Sigurimit të Depozitave
🔹 z. Spiro Brumbulli – Sekretar i Përgjithshëm, Shoqata Shqiptare e Bankave
🏆 𝐅𝐢𝐭𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐊𝐮𝐢𝐳𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐚𝐫𝐚𝐬𝐞̈ 𝟐𝟎𝟐𝟓 𝐣𝐚𝐧𝐞̈:
🥇 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐞:
𝐒𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚 “𝐃𝐫𝐢𝐭𝐚 𝐏𝐞𝐥𝐢𝐧𝐤𝐮”, 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈ – 𝐊𝐥𝐚𝐬𝐚 𝟗
Eldior Myftaraj & Mikel Rama
🥈 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐢 𝐝𝐲𝐭𝐞̈:
𝐒𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚 “𝐗𝐡𝐚𝐯𝐢𝐭 𝐃𝐢𝐬𝐡𝐧𝐢𝐜𝐚”, 𝐊𝐨𝐫𝐜̧𝐞̈ – 𝐊𝐥𝐚𝐬𝐚 𝟗
Gloria Mullalli & Vasiliqi Sholla
🥉 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐢 𝐭𝐫𝐞𝐭𝐞̈:
𝐒𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚 “𝐗𝐡𝐚𝐯𝐢𝐭 𝐃𝐢𝐬𝐡𝐧𝐢𝐜𝐚”, 𝐊𝐨𝐫𝐜̧𝐞̈ – 𝐊𝐥𝐚𝐬𝐚 𝟗
Sindi Mullalli & Nergisa Nunka
🎁 Të tri skuadrat fituese shpërblehen financiarisht, ndërsa 𝐞𝐤𝐢𝐩𝐢 𝐢 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐝𝐨 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐨𝐣𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐥𝐞𝐧 𝐞𝐯𝐫𝐨𝐩𝐢𝐚𝐧𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐁𝐫𝐮𝐤𝐬𝐞𝐥, në një sfidë ndërkombëtare me skuadra nga e gjithë Evropa, me organizim të Federatës Evropiane të Bankave (EBF)!
👏 Falënderime të veçanta për mësuesit 𝐑𝐨𝐥𝐚𝐧𝐝 𝐏𝐣𝐞𝐭𝐫𝐮𝐬𝐡𝐚𝐣 dhe 𝐑𝐚𝐢𝐦𝐨𝐧𝐝𝐚 𝐁𝐢𝐜𝐚, që qëndrojnë pas këtyre sukseseve, për përkushtimin dhe mbështetjen e tyre gjatë gjithë rrugëtimit.
🤝 Ky aktivitet u organizua nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe Agjencinë e Sigurimit të Depozitave (ASD), me miratim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.