Java Globale e Parasë 2025
17-23 mars 2025

Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri! – 100 vjet bankë qendrore në Shqipëri!

Tema e shpallur nga OECD “Think before you follow, wise money tomorrow”.

Institucionet dhe Organizatat pjesëmarrëse:

  • Banka e Shqipërisë
  • Ministria e Arsimit dhe Sporteve
  • Agjencia e Sigurimit të Depozitave
  • Shoqata Shqiptare e Bankave
  • Shkolla dhe universitete

Përfshirja:
Me pjesëmarrjen e 4 800 fëmijëve dhe të rinjve nga gjithë vendi dhe të më shumë se 160 shkollave në të gjitha nivelet dhe universitetet.

Java e Parasë 2025 u çel me 17 mars 2025, me një ceremoni të organizuar në ambientet e Bankës së Shqipërisë, nën temën inspiruese “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri! – 100 vjet bankë qendrore në Shqipëri!” duke qenë se ky vit përkon dhe me kremtimin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë.

Kjo ceremoni u organizua në kuadër të Javës Globale të Parasë, një iniciativë që zhvillohet për të 11-in vit radhazi, duke promovuar edukimin financiar dhe ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e menaxhimit të parasë që në moshë të re, duke kontribuar kështu në rritjen e një kulture financiare të shëndetshme në Shqipëri.

Aktivitetin e përshëndeten z. Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, dhe z. Bledar Shella, Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Shoqatës Shqiptare të Bankave, të cilët theksuan rëndësinë e edukimit financiar për të rinjtë.

Aktiviteti vijoi me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit e 5 konkurseve të organizuara nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave me rastin e Javës së Parasë.  Këto konkurse u mbështetën nga bankat anëtare të AAB-së.

  • Konkursi për nxënësit e klasave të treta “Vizatimi më i mirë”: Vizato kartëmonedhën tënde me temë “100 vjet Banka e Shqipërisë, banka jonë qendrore”. Në konkurrim u paraqitën mbi 600 vizatime, të realizuara nga nxënës të 80 shkollave 9-vjeçare prej të cilave u shpallën 10 fitues. Konkursi u mbështet nga Banka Kombëtare Tregtare.
  • Konkursi “Projekti më i mirë” për klasat IV mbi temën “100 vjet Banka e Shqipërisë, banka jonë qendrore”. Gjithsej në konkurs u paraqitën 70 projekte, të realizuara nga rreth 2 300 nxënës të 60 shkollave 9-vjeçare të Konkursi u mbështet nga Credins Bank.
  • Konkursi “Fotomontazhi më i mirë” për nxënësit e klasave VIII me temë “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri! – 100 vjet bankë qendrore në Shqipëri!”. Në konkurs u paraqitën 155 fotomontazhe, të realizuara nga nxënës të 70 shkollave 9-vjeçare të Konkursi u mbështet nga Raiffeisen Bank.
  • Konkursi për nxënësit e shkollave të mesme “Video më e mirë” me temë “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri!”. Gjithsej në konkurs u paraqitën 75 video, të realizuara nga 100 nxënës të 35 shkollave të mesme të Konkursi u mbështet nga Union Bank.
  • Konkursi “Eseja më e mirë” me temë “100 Vjet Banka Qendrore në Shqipëri: Rruga drejt Stabilitetit dhe Zhvillimit Ekonomik”. Gjithsej në konkurs u paraqitën 8 punime, të realizuara nga studentë të 7 universiteteve publike dhe jopublike të Konkursi u mbështet nga Tirana Bank.

AAB me anëtarët e saj të Komitetit Ndihmës të Pagesave, Kartave, Digjitalizimit dhe Kanaleve Alternative, Ekipit të Gatishmërisë për Emergjencat Kibernetike dhe  Komitetit Ndihmës të IT mbajtën leksione të hapura në shkolla dhe universitete.

Diskutimet u përqendruan në tema kyçe, si fuqia e kursimeve, siguria në botën digjitale, rreziqet e kërcënimeve kibernetike, inovacionet në bankingun e hapur dhe prirjet më të fundit në sektorin bankar. Nëpërmjet shembujve praktikë dhe ndërveprimit të drejtpërdrejtë, pjesëmarrësit u njohën me zhvillimet në sektorin bankar dhe fituan njohuri të vlefshme për të ardhmen e tyre.

AAB organizoi leksione të hapura në gjashte universitete të ndryshme publike dhe private duke përfshirë rreth 435 studentë.

AAB ishte prezent në universitetet me poshtë:

  • Universiteti EPOKA, morën pjesë z. Lorenc Tabaku, Drejtor i Departamentit të IT dhe z. Fatjon Muca, Drejtor i Departamentit të Sigurisë së Informacionit, Fibank Albania.
  • Universiteti Western Balkan, morën pjesë z. Reglend Xhango, Drejtor i Departamentit të Sigurisë, OTP Bank dhe znj. Entela Prifti, Drejtore e Divizionit të Sigurisë, Raiffesen Bank.
  • Canadian Institute of Technology (CIT), mori pjesë znj. Xhilda Shehu, Head of Mass Client Department, Intesa Sanpaolo Bank.
  • Universiteti Europian i Tiranës, mori pjesë znj. Odeta Paloka, Shefe e Operacioneve, ABI Bank.
  • Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, morën pjesë z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm AAB, dhe znj. Elona Labinoti, Shefe Operacionesh në Fibank Albania.
  • University of New York Tirana, morën pjesë znj. Irida Huta, Menaxhere e Departamentit të Kanaleve Dixhitale/Retail Banking Division në OTP Bank Albania dhe znj. Jonida Kaçani, Zv. Drejtore e Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë.

Tryezë e rrumbullakët me shoqërinë HAKO: “Edukimi Financiar për gratë në Punë: Menaxhimi i Parasë dhe qasja në shërbimet bankare”

Më 19 mars 2025, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) organizoi tryezën e rrumbullakët me temë “Edukimi Financiar për Gratë në Punë: Menaxhimi i Parasë dhe qasja në Shërbimet Bankare”. Ky aktivitet u zhvillua me pjesëmarrjen e punonjëseve të kompanisë HAKO sh.p.k., duke krijuar një hapësirë të vlefshme për diskutim dhe ndarje eksperiencash mbi rëndësinë e menaxhimit të zgjuar të financave personale dhe qasjen në produktet dhe shërbimet bankare.

Workshopi u hap me fjalët përshëndetëse të z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave, dhe znj. Antonela Hako, Drejtore Ekzekutive (CEO) e HAKO sh.p.k. dhe njëkohësisht Kryetare e Dhomës Ekonomike të Gruas. Ata theksuan rëndësinë e fuqizimit financiar të grave dhe rolin që luan edukimi financiar në rritjen e pavarësisë ekonomike dhe aftësisë për të marrë vendime të informuara financiare.

Përfaqësueset nga ProCredit Bank, znj. Erinda Ropi, Zëvendësdrejtoreshë në Departamentin e Mbështetjes së Biznesit dhe Kanaleve Digjitale, dhe znj. Nertila Lamçe, Drejtore Njësie në Departamentin Retail, prezantuan produkte dhe shërbime bankare.

Diskutimet u fokusuan në çështjet si:

  • Mundësitë e financimit dhe kreditimit për individët dhe bizneset, duke ndihmuar gratë të kuptojnë opsionet më të përshtatshme për nevojat e tyre financiare.
  • Kursimet dhe investimet bankare, duke nxitur kulturën e kursimit dhe planifikimin afatgjatë financiar.
  • Shërbimet digjitale dhe avantazhet e tyre, duke u ndalur në lehtësitë që ofrojnë platformat bankare online për menaxhimin e financave personale dhe biznesit.
  • Siguria në përdorimin e shërbimeve bankare digjitale, me një fokus të veçantë në parandalimin e mashtrimeve online, skemat e rrezikshme financiare dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe financiare.

Pjesëmarrëset patën mundësinë të bëjnë pyetje, të ndajnë përvojat e tyre dhe të diskutojnë sfidat që hasin në menaxhimin e financave dhe përdorimin e shërbimeve bankare.

AAB mbetet e përkushtuar në mbështetjen e nismave që promovojnë edukimin financiar dhe fuqizimin ekonomik të grave, duke krijuar më shumë mundësi për zhvillimin e tyre profesional dhe personal.

Si të mbrojmë paratë tona nga mashtrimet?

Në një kohë kur transaksionet financiare dhe investimet po bëhen gjithnjë e më digjitale, rritja e ndërgjegjësimit mbi sigurinë financiare është thelbësore. Në këtë kuadër, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) realizoi një dalje në media, në kanalin ABC NEWS, me ekspertë të fushës, mbi mbrojtjen nga mashtrimet financiare dhe sigurinë në bankingun digjital.

Paneli i ekspertëve të AAB përfshinte:

  • Irida Huta, Kryetare e Komitetit Ndihmës të Pagesave, Kartave, Digjitalizimit dhe Kanaleve Alternative, AAB
  • Reglend Xhango, Kryetar i Ekipit të Gatishmërisë për Emergjencat Kibernetike, AAB
  • Blerina Tushe, Ekipi i Gatishmërisë për Emergjencat Kibernetike, AAB
  • Resmi Hibraj, Komiteti Ndihmës i Pagesave, Kartave, Digjitalizimit dhe Kanaleve Alternative, AAB.

Ekspertët theksuan rëndësinë e implementimit të masave të sigurisë në bankingun digjital, duke përfshirë përdorimin e sistemeve të avancuara për mbrojtjen e informacionit dhe të dhënave të përdoruesve. Ata këshilluan gjithashtu që të përdoren shërbime të licencuara dhe të sigurta dhe të mos ndahen informacione personale me palë të paautorizuara.

Rritja e vetëdijes dhe njohurisë është hapi i parë në betejën kundër mashtrimeve dhe krimeve kibernetike. Mbrojtja e parave dhe e të dhënave tona është një detyrë që fillon nga vetë ne, dhe çdo veprim i vogël mund të bëjë një ndryshim të madh.

Kuizi Evropian i Parasë (European Money Quiz) zhvillohet për herë të tetë si një konkurs mbarë evropian me qëllim përmirësimin e kulturës financiare të nxënësve të moshës 13–15 vjeç. Për shumë vite me radhë kuizi ka përshirë mijëra fëmijë nga 30 vende evropiane.

Konkursi do të zhvillohet në dy faza.

Faza e parë përfshin konkursin kombëtar të klasave të 8-ta dhe të 9-ta të cilët do të konkurrojnë on-line gjatë një aktiviteti “livestream”, në platformën Kahoot! Konkursi në nivel kombëtar organizohet nga Shoqata Shqiptare e Bankave me mbështetjen e Bankës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Finalja Kombëtare do të organizohet në datën 10 prill 2025, ora 13:30, Livestream në kanalin You Tube të AAB-së.

Në fazën e dytë (evropiane), skuadra fituese do të konkurrojë duke përfaqësuar Shqipërinë në finalen Evropiane të Kuizit të Parasë që do të zhvillohet më 22-23 maj 2025 në Bruksel, me pjesëmarrje fizike.

Ceremonia e Çeljes së Javës së Parasë

Workshopi me Kompaninë HAKO “Edukimi Financiar për gratë në Punë: Menaxhimi i Parasë dhe qasja në shërbimet bankare”

Leksionet e Hapura në Universitete