Java e Parasë 2026
16 – 22 mars 2026

“Flasim zgjuar për paranë! – 100 vjet monedhë kombëtare!”’

Tema e shpallur nga OECD: “”Smart Money Talks!”.

Shoqata Shqiptare të Bankave (AAB), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, si dhe partnerë të tjerë, në datat 16 – 22 mars 2026, kremtojnë Javën e Parasë 2026, nën sloganin “Flasim zgjuar për paranë! – 100 vjet monedhë kombëtare!”.

Institucionet dhe Organizatat pjesëmarrëse:

  • Banka e Shqipërisë
  • Ministria e Arsimit
  • Agjencia Shqiptare e Sigurimit të Depozitave (ASD)
  • Shkollat ​​dhe Universitetet

Përfshirja:
Me pjesëmarrjen e 4 700 fëmijëve dhe të rinjve nga gjithë vendi dhe të më shumë se 190 shkollave në të gjitha nivelet dhe universitetet

Java e Parasë 2026 u çel me 17 mars 2026, me një ceremoni të organizuar në ambientet e Bankës së Shqipërisë, nën moton “Flasim zgjuar për paranë! – 100 vjet monedhë kombëtare!”, pasi përkon me 100-vjetorin e monedhës kombëtare shqiptare.

Kjo ceremoni u organizua në kuadër të Javës Globale të Parasë, një iniciativë që zhvillohet për të 12-in vit radhazi, duke promovuar edukimin financiar dhe ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e menaxhimit të parasë që në moshë të re, duke kontribuar kështu në rritjen e një kulture financiare të shëndetshme në Shqipëri.

Aktivitetin e përshëndeten z. Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe znj. Herida Duro, Zëvendës Ministre e Arsimit, të cilët theksuan rëndësinë e edukimit financiar për mirëqenien e shoqërisë dhe përgatitjen e të rinjve për sfidat e së ardhmes.

Aktiviteti vijoi me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit e 5 konkurseve të organizuara nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave me rastin e Javës së Parasë.  Këto konkurse u mbështetën nga bankat anëtare të AAB-së.

Konkursi për nxënësit e klasave të treta “Vizato kartëmonedhën tënde – 100 vjet monedhë kombëtare”. Në konkurrim u paraqitën mbi 475 vizatime, të realizuara nga nxënës të 75 shkollave 9-vjeçare, prej të cilave u shpallën 10 fitues. Konkursi u mbështet nga ProCredit Bank Albania

Konkursi “Projekti më i mirë” për klasat IV mbi temën “100 vjet monedhë kombëtare”. Gjithsej në konkurs u paraqitën 52 projekte, të realizuara nga rreth 1500 nxënës të 43 shkollave 9-vjeçare. Konkursi u mbështet nga Credins Bank.

Konkursi me fotomontazhe (meme) për nxënësit e klasave VIII: “Flasim zgjuar për paranë!”. Gjithsej në konkurs u paraqitën 120  meme, të realizuara nga nxënës të 60 shkollave 9-vjeçare. Konkursi u mbështet nga Banka Kombëtare Tregtare.

Konkursi i videos më të mirë për nxënësit e shkollave të mesme: “Flasim zgjuar për paranë!”. Në konkurs morën pjesë 175 nxënës të 40 shkollave të mesme, me 82 punime të paraqitura. Konkursi u mbështet nga Union Bank.

Konkursi “Eseja më e mirë” me temë “Nga Franga dhe Leku i vitit 1926, te paraja digjitale: si ndryshon paraja dhe çfarë mbetet e pandryshuar?”. Gjithsej në konkurs u paraqitën 58 punime, të realizuara nga studentë të 13 universiteteve publike dhe jopublike të vendit. Konkursi u mbështet nga Tirana Bank.

AAB me anëtarët e saj të Komitetit Ndihmës të Pagesave, Kartave, Digjitalizimit dhe Kanaleve Alternative dhe Komitetit të Burimeve Njerëzore mbajtën leksione të hapura në 3 universitete në Tiranë.

Diskutimet u përqendruan në tema kyçe si roli i bankave në mbështetjen e ekonomisë, ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët, ofrimi i zgjidhjeve të personalizuara, zhvillimet kryesore të industrisë bankare, si dhe perspektivat e punësimit dhe zhvillimit profesional në këtë sektor.

AAB organizoi leksione të hapura në tri universitete private duke përfshirë rreth 175 studentë.

AAB ishte prezent në universitetet me poshtë:

  • Universiteti Polis, mori pjesë znj. Xhilda Shehu, Head of Mass Clients Department, Retail Division në Intesa Sanpaolo Bank;
  • Universiteti i New York-ut në Tiranë, mori pjesë znj. Edlira Zambaku, Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore në Banka Kombëtare Tregtare;
  • Universiteti EPOKA në Tiranë, mori pjesë znj. Elona Labinoti, Chief Operational Officer në Fibank Albania.

Në kuadër të Javës Globale të Parasë ne datën 19 mars 2026, Shoqata  Shqiptare e Bankave, në bashkëpunim me German Sparkassenstiftung Albania, organizoi një aktivitet edukativ me maturantët e Gjimnazit “Sami Frashëri”.

Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Tiranë Business University, ku nxënësit u angazhuan në “Savings Game”, një lojë interaktive dhe praktike që i sfidoi të marrin vendime të zgjuara mbi menaxhimin e financave personale.

Përmes skenarëve realistë dhe situatave të përditshme, pjesëmarrësit patën mundësinë të kuptojnë më mirë rëndësinë e kursimit, planifikimit financiar dhe menaxhimit të përgjegjshëm të të ardhurave dhe shpenzimeve.

Kuizi Evropian i Parasë (European Money Quiz) zhvillohet për herë të nëntë si një konkurs mbarë evropian me qëllim përmirësimin e kulturës financiare të nxënësve të moshës 13–15 vjeç. Për shumë vite me radhë kuizi ka përshirë mijëra fëmijë nga 30 vende evropiane.

Konkursi zhvillohet në dy faza. Faza e parë përfshin konkursin kombëtar të klasave të 8-ta dhe të 9-ta, të cilët do të konkurrojnë on-line gjatë një aktiviteti “livestream”, në platformën Kahoot! Konkursi në nivel kombëtar organizohet nga Shoqata Shqiptare e Bankave me mbështetjen e Bankës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), miratuar nga Ministria e Arsimit.

Finalja Kombëtare u organizua në datën 26 mars 2026, ora 13:30, Livestream në kanalin You Tube të AAB-së.

Në fazën e dytë (evropiane), skuadra fituese do të konkurrojë duke përfaqësuar Shqipërinë në finalen Evropiane të Kuizit të Parasë që do të zhvillohet më 18 – 19 maj 2026 në Bruksel, me pjesëmarrje fizike.

Ceremonia e çeljes së Javës së Parasë 2026

Leksione të Hapura në Universitete

Loja e Kursimeve

Finalja Kombëtare e Kuizit të Parasë 2026