Asambleja e AAB zgjedh Bordin Mbikëqyrës dhe Kryetarin e saj

Në datën 20 maj 2025 u zhvillua mbledhja e Asamblesë së AAB për miratimin e pasqyrave financiare të audituara të vitit 2024 dhe zgjedhjen e anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës.

Anëtarët e zgjedhur të Bordit Mbikëqyrës të AAB-së janë:

• Z. Bledar Shella – Drejtor i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania;
• Z. Seyhan Pencabligil – Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT);
• Z. Maltin Korkuti – Drejtor i Përgjithshëm i Credins Bank;
• Z. Alessandro D’Oria – Drejtor i Përgjithshëm i Intesa Sanpaolo Bank Albania;
• Z. Dritan Mustafa – Drejtor i Përgjithshëm i Tirana Bank.

Z. Bledar Shella u rizgjodh Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së. Në funksionin e Kryetarit, z. Shella do të vazhdojë të përfaqësojë zërin e anëtarëve në kuadrin e përmbushjes së detyrimeve të industrisë bankare për anëtarësim të vendit në BE, për zhvillimin e sistemit digjital të pagesave dhe mbrojtjen dhe përmirësimin e reputacionit të industrisë bankare nëpërmjet promovimit të vlerave më të mira të industrisë në interes të ekonomisë, shoqërisë dhe ambientit.

Z. Seyhan Pencabligil u rizgjodh Zëvendës Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të AAB.

AAB falënderon ish anëtarët e Bordit Mbikëqyrës: z. Andi Ballta, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Amerikane të Investimeve, dhe znj. Flutura Veipi, Drejtore e Përgjithshme e Union Bank, për përkushtimin dhe kontributin e tyre të rëndësishëm në veprimtarinë e AAB.

AAB i uron suksese Kryetarit dhe Bordit Mbikëqyrës në vazhdimin e suksesshëm të reformave të industrisë bankare dhe në veprimtarinë e AAB në interes të anëtarëve të saj.

SHARE