AAB zhvillon mbledhjen e Asamblesë së Anëtarëve dhe pritjen tradicionale përmbyllëse të vitit

Më 14 dhjetor 2022, u mbajt mbledhja e Asamblesë së Anëtarëve të Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), gjatë të cilës u vlerësuan aktivitetet e Shoqatës gjatë vitit 2022 si dhe u diskutuan dhe miratuan plani i biznesit dhe buxheti për vitin 2023.
Në përfundim të mbledhjes, anëtarët, së bashku me përfaqësues të bankave tregtare dhe kryetarë të komiteteve teknike të AAB-së, morën pjesë në Takimin e Fund-Vitit – pritje tradicionale përmbyllëse e vitit, organizuar nga AAB. Të ftuar nderi ishin Guvernatori, zotit Gent Sejko, dhe përfaqësues të tjerë të Bankës së Shqipërisë, si dhe Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, z. Genci Mamani.
Kryetari i AAB-së dhe Drejtor i Përgjithshëm i OTP Bank Albania, z. Bledar Shella, në fjalën e mirëseardhjes të mbajtur me këtë rast, solli në vëmendjen e pjesëmarrësve nismat dhe projektet ku AAB ka dhënë kontributin e saj gjatë vitit 2022, duke theksuar realizimin e dy prioriteteve që kanë të bëjnë me digjitalizimin dhe visibilitetin e AAB. Përkrah sfidave për realizimin e tyre, AAB ka qenë gjithmonë në mbrojtje dhe promovim të interesave dhe vlerave të industrisë bankare
Gjithashtu, z. Shella i uroi mirëseardhjen anëtarit të ri të Asamblesë, Drejtorit të Përgjithshëm të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë, z. Orfea Dhuçi.
Në vazhdim, fjalë përshëndetëse u mbajt nga z. Gent Sejko, i cili përshëndeti rolin pozitiv që industria bankare ka pasur gjatë vitit 2022, duke ruajtur një përqasje pozitive ndaj kreditimit të sektorit privat dhe duke marrë masat e nevojshme për administrimin e rreziqeve të shtuara në pasqyrën e gjendjes financiare.
Darka vijoi në një atmosferë festive.