AAB pjesëmarrës në StockTalk te Universiteti Epoka

Si mund të bësh investime të mençura sot? Si funksionon blerja e aksioneve dhe letrave me vlerë? Cilat janë mundësitë financiare që ofrohen për të mbështetur ambiciet e brezit të ri? A është infrastruktura bankare shqiptare e përgatitur të përballojë sfidat e zhvillimit ekonomik?

Këto ishin disa nga pyetjet që u trajtuan më 23 prill 2025, gjatë aktivitetit StockTalk, i organizuar nga Klubi Studentor YENUniversitetin Epoka, ku i pranishëm nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ishte z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm, i cili theksoi rëndësinë e përfshirjes së studentëve që studiojnë për ekonomi /financë në edukimin financiar të pjesës tjetër të popullsisë. Ai bëri një prezantim të rolit të sektorit bankar në financimin e ekonomisë dhe ecurinë e këtij sektori si garanci për stabilitet financiar dhe ekonomik.

SHARE