AAB organizon seminar informues mbi tregun evropian të pagesave

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) organizoi një seminar mbi Tregun Evropian të Pagesave dhe eksperiencën në Hungari, sjellë për audiencën nga kompania Capsys Informatics. Mbajtur më 23 janar 2024, veprimtaria kishte për qëllim të bashkonte ekspertët nga bankat anëtare për të diskutuar zhvillimet në fushën e pagesave dhe konkretisht të pagesave të menjëhershme (instant payments).

Sekretari i Përgjithshëm i AAB-së, z. Spiro Brumbulli, përshëndeti të pranishmit, duke theksuar rëndësinë e projektit të zbatimit të pagesave të menjëhershme (instant payment) si alternative me kosto më të ulët se mënyrat e tjera aktuale të pagesave. Ky seminar shënon fillimin e rrugëtimit të projektit të pagesave të menjëhershme – një projekt prioritar për dy vitet e ardhshme për Bankën e Shqipërisë.

Prezantuesit nga Capsys Informatics përcollën njohuritë e tyre mbi zbatimin e shërbimeve të pagesave të menjëhershme dhe pozicionin unik të Hungarisë si i vetmi vend në Evropë që ofron shërbime pagese të menjëhershme për të gjithë. Për më tepër, ata njohën audiencën me risitë që shoqëria sjell në fushën e pagesave, si projektin IP 1.0, projektin Capsys R&D, skenarët e pagesave, teknologjitë e transmetimit dhe Zgjidhjen Smart Payment Capsys me hyrje të unifikuar të të dhënave. Pjesë e prezantimit ishte dhe projekti IP 2.0, duke mbuluar elementet rregullatorë, rrjedhën e pagesave, skemën e shkëmbimit, kthimin e tarifave dhe menaxhimin e mashtrimit në mjedisin e menjëhershëm, duke përfshirë pjesëmarrësit në një sesion interaktiv pyetjesh dhe përgjigjesh

GALLERY

SHARE