Saving Game – Loja e Kursimeve: Studentët zhvillojnë aftësitë e tyre financiare përmes lojës

Të kursesh nuk do të thotë thjesht të lësh para mënjanë. Do të thotë të dish të zgjedhësh, të planifikosh, të përcaktosh prioritete dhe të mendosh për të ardhmen.

Rreth 30 studentë nga Universiteti Polis dhe Universiteti i New York-ut në Tiranë morën pjesë në Saving Game – Loja e Kursimeve, një aktivitet interaktiv që synon të forcojë njohuritë dhe aftësitë në menaxhimin e parave, planifikimin e shpenzimeve dhe marrjen e vendimeve financiare të informuara.

Përmes sfidave dhe situatave të simuluara gjatë lojës, studentët zhvilluan elementë të planifikimit financiar, politikës dhe strategjisë së kursimit dhe të zgjedhjeve të përditshme që, me kalimin e kohës, kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmeje financiare më të sigurt.

Aktiviteti u zhvillua më 29–30 tetor, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Kursimeve, nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) në bashkëpunim me Sparkassenstiftung for International Cooperation, në kuadër të nismave për promovimin e edukimit financiar te të rinjtë.

SHARE