2015
Shoqata Shqiptare e Bankave bashkëpunon me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në organizimin e Javës së Parasë (9-13 mars 2015)
9 Mars 2015 – Edhe këtë vit, Shqipëria do të jetë pjesë e aktiviteteve të organizuara në mbarë botën, në kuadër të Javës së Parasë. Kjo iniciative synon ndërgjegjësimin e të rinjve për menaxhimin e parasë, kursimeve dhe ardhurave, që në moshë të re, për një të ardhme më të sigurt. Shoqata Shqiptare e Bankave bashkëpunon këtë vit me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në organizimin e disa aktiviteteve edukuese mbi financat për fëmijë dhe të rinj. Këtë vit organizohen njëkohësisht Java Europiane e Parasë dhe Java Globale e Parasë. Java Europiane e Parasë, organizohet për herë të parë, nën koordinimin e Federatës Europiane Bankare, tek e cila Shoqata Shqiptare e Bankave është anëtare e asociuar. Aktivitetet në kuadër të Javës Globale të Parasë, organizohen nën koordinimin e organizatës “Child and Youth Finance International (CYFI)”.
Sipari i këtyre aktiviteteve u hap me një takim të organizuar në Qendrën Rinore në Tiranë, ku përfaqësues të Shoqatës Shqiptare të Bankave, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, dhe përfaqësues të bankave u shpjeguan të rinjve të grupmoshave 15-18 vjeç mbi rëndësinë e edukimit financiar, dhe produkte e shërbime bankare, të cilat mund të përdoren dhe nga ata.
Në hapje të eventit, Zj. Xhaferaj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Bankave, theksoi angazhimin ndër vite të Shoqatës dhe bankave anëtare në edukimin financiar të të rinjve, si kusht i domosdoshëm për klientë bankarë më të përgjegjshëm në të ardhmen.
Të pranishmit u përshëndetën gjithashtu nga Zj. Anuela Ristani, Drejtoreshë e Shërbimit Kombëtar Rinor dhe Zj. Ina Verzivolli, Kryetare e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
PROGRAMI I AKTIVITETEVE NË TIRANË
E hënë, 9 Mars 2015
Ora 14:00 – Debat mbi Financat Personale për gjimnazistët. Aktiviteti organizohet në Qëndrën Rinore të Tiranës.
E martë, 10 Mars 2015
Ora 09:00 – Vizita të studentëve të Shkollës së Mesme Ekonomike në Degë Banke.
Ora 15:00 – Leksion në Klubin e Studentëve të Fakultetit Ekonomik.
E mërkurë, 11 Mars 2015
Ora 15:00 – Shfaqja “Çufo dhe Tipi – Një aventurë me verdhushka“ për nxënësit e klasave I të shkollave 9-vjeçare të Tiranës.
Ora 17:00 – Seminar mbi Skemën e re të Fondeve të Pensioneve. Aktiviteti organizohet në Qëndrën Rinore të Tiranës.
E enjte, 12 mars 2015
Ora 10:30 – Shfaqja “Çufo dhe Tipi – Një aventurë me verdhushka“ për nxënësit e klasave I të shkollave 9-vjeçare të Tiranës.
Ora 11:30 – Shfaqja “Çufo dhe Tipi – Një aventurë me verdhushka“ për nxënësit e klasave I të shkollave 9-vjeçare të Tiranës.
Ora 16:00 – Seminar “Startup Life Tirana”. Aktiviteti organizohet në Qëndrën Rinore të Tiranës.
E premte, 13 Mars 2015
Ora 12:00 – Seminar me Studentët e Ekonomisë në Universitetin Europian të Tiranës.
Aktivitete të tjera gjatë javës:
Quiz “Testoni njohuritë tuaja mbi Financat dhe Bankat” në faqen FB të AAB-së.
Video mbi “Kreditë Konsumatore” në faqet në FB e YouTube të AAB-së.