KUIZI EVROPIAN I PARASË

Kuizi Evropian i Parasë (European Money Quiz) zhvillohet për herë të parë në vitin 2018 si një konkurs mbarë evropian me qëllim përmirësimin e kulturës financiare të fëmijëve të moshës 13 - 15 vjeç. Kuizi pritet të përfshijë mijëra fëmijë në 30 vende evropiane.

Konkursi do të zhvillohet në dy faza. Faza e parë përfshin garat kombëtare me klasat e 9-ta të cilët do të konkurrojnë drejtpërdrejt me njëri-tjetrin gjatë një aktiviteti “live”, në platformën Kahoot!. Klasa më e zgjuar dhe më e shpejtë, do të duhet t’i përgjigjet saktë dhe shpejt 10 pyetjeve të konkursit kombëtar.

Në fazën e dytë, dy nxënës që përfaqësojnë klasën fituese do të konkurrojnë duke përfaqësuar Shqipërinë në finalen Evropiane të Kuizit të Parasë që do të zhvillohet më 8 maj në Bruksel.

Ky konkurs organizohet nga Shoqata Shqiptare e Bankave dhe Banka e Shqipërisë, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Shoqata e Shqiptare e Bankave do të mbulojë të gjitha shpenzimet për përfaqësimin e dy nxënësve dhe mësueses kujdestare në finalen evropiane.


Si mund të bëheni pjesë?

Praktiko

Studentët duhet të informojnë mësuesit e tyre se duan të marrin pjesë në konkurs dhe të kontaktojnë në adresën junida.katroshi@aab-al.org (apo të vizitojnë http://www.europeanmoneyweek.eu) për t’u informuar më shumë rreth kushteve të pjesëmarrjes dhe të vizitojnë www.kahoot.com ku do të gjejnë kuize praktike për t'i përgatitur ata për garën e madhe!

Klasa më e përgatitur dhe më e shpejtë nga çdo vend pjesëmarrës, do të përfaqësohet me dy nxënës në finalen evropiane më 8 Maj në Bruksel.

Mbasi të kenë marrë avionin ose trenin, fituesit kombëtarë do të luajnë “live” kokë më kokë për të fituar çmimin e madh evropian.

Çmimi i madh i takon klasës dhe fituesve, lavdia e Kampionëve Europian të Kuizit të Parasë 2018!

Data e fundit për tu rregjistruar është 7 Mars!



Çfarë është Kahoot!?

Kahoot! është një platformë mësimi pa pagesë për mësuesit dhe nxënësit aktivë. Kahoot! luhet më mirë në një mjedis grupi, për shembull, një klasë. Lojtarët u përgjigjen pyetjeve në pajisjet e tyre (smart phone ose tablet), ndërsa lojërat shfaqen në një ekran të përbashkët për të bashkuar mësimin. Ajo krijon një 'moment energjie' duke nxitur lojtarët të punojnë dhe festojnë së bashku.

Për të mësuar më shumë vizito getkahoot.com.

Kahoot support pages: https://kahoot.com/help/