Zhvillohet tryezë diskutimi me temë “Rigjallërimi i kreditimit dhe ulja e NPL-ve”

06/12/2019

Në datën 6 dhjetor 2019, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), në bashkëpunim me Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe me mbështetje të SECO, organizoi një tryezë diskutimi me temë “Rigjallërimi i kreditimit dhe ulja e NPL-ve”.  Ky aktivitet u zhvillua në vijim të bashkërendimit të punës për zbatimin e “Platformës për rigjallërimin e
kreditimit” të rënë dakord midis Bankës së Shqipërisë dhe AAB, dhe synoi të ofrojë një forum për identifikimin e problematikave sipas pikës 8 të “Platformë për rigjallërimin e kreditimit”. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues nga departamentet juridike dhe të menaxhimit të rrezikut, në bankat anëtare të AAB-së, përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, Bankës Botërore, IFC, Delegacionit të BE-së.

Hapja e punimeve u përshëndet nga Sekretari i Përgjithshëm i AAB-së, z. Spiro Brumbulli, dhe Përfaqësuesja e IFC në Shqipëri, znj. Laura Qorlaze. Në vijim, diskutimet u përqendruan në identifikimet e veprimeve që ndihmojnë në uljen e
rrezikut të kreditimit dhe krijojnë kushte më të mira për rritjen e kreditimit. Pjesë e diskutimeve ishin dhe Drejtori i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, z. Deniz Deralla dhe Këshilltari për IFC-në, z. Ervin Mete.
Platforma me objektiva konkretë për rigjallërimin e kreditimit në ekonominë shqiptare angazhon Bankën e Shqipërisë dhe sistemin bankar me synim nxitjen e kreditimit.

Foto