
Më 30 mars 2022, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), organizoi për herë të katërt Kuizin Evropian të Parasë me pjesëmarrjen e 360 nxënësve të grup moshës 13-15 vjeç nga 58 shkolla nga i gjithë vendi. Konkursi u realizua online dhe u shfaq Livestream në kanalin YouTube të AAB-së. Pjesëmarrësit konkurruan në bazë ekipore të organizuar nëpërmjet platformës online Kahoot!.
Nxënësit pjesëmarrës u përshëndetën nga Zëvendësguvernatorja e parë e Bankës së Shqipërisë, znj. Luljeta Minxhozi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, z. Genci Mamani dhe Sekretari Përgjithshëm i AAB-së, Z. Spiro Brumbulli.
Ekipi fitues është nga shkolla 12-vjecare jopublike “Hafiz Ali Podgorica” në Durrës dhe përbëhet nga nxënësit: Arber Kertalli dhe Besart Ceka.
Ekipi fitues i vendit të dytë është nga shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë dhe përbëhet nga: Redon Shehu dhe Lidra Shehu.
Ekipi fitues i vendit të tretë është nga shkolla 9-vjeçare “Imelda Lambertini” në Elbasan dhe përbëhet nga: Mishel Balla dhe Anelia Shehu.
Skuadra fituese do të konkurrojë duke përfaqësuar Shqipërinë në finalen Evropiane të Kuizit të Parasë, që do të zhvillohet on-line më 10 Maj 2022.
Një falënderim të veçantë për mësueset Raimonda Estrefi, Etilda Muhaj dhe Jugerta Kabashi të cilat mundësuan organizimin dhe përgatitjen e skuadrave fituese.
Fituesit e 3 vendeve të para të konkursit do të vlerësohen me çmimet e mundësuara nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, si më poshtë:
Përveç kësaj, Banka e Shqipërisë do të vlerësojë mësueset e skuadrave fituese me dhurata simbolike.
Falënderojmë të gjithë nxënësit dhe mësuesit të angazhuar në realizimin e këtij konkursi!