AAB merr pjesë në Rin Camp 2023
Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) organizoi një mëngjes pune me përfaqësues të medias audio – vizive dhe të shkruar, në kuadrin e forcimit të marrëdhënieve të punës dhe përmirësimit të vazhdueshëm të komunikimit ndërmjet dy sektorëve.
Në takim morën pjesë drejtues dhe anëtarë të departamenteve të marketingut dhe komunikimit në bankat anëtare të AAB-së, dhe gazetarë dhe përfaqësues të mediave në vend.
Të pranishmit i përshëndeti Kryetari i AAB-së, z. Silvio Pedrazzi.
Takimi vijoi në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku të pranishmit këmbyen mendime dhe ide për një bashkëpunim më të frytshëm