
Në datë 17 maj 2023, një grup i përbërë nga 18 studentë të Kolegjit të Biznesit Gary W. Rollins, Chattanooga, Universiteti i Tennesse, të shoqëruar nga dy profesorë, zhvilluan një vizitë në zyrat e Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB).
Studentët u pritën nga z. Spiro Brumbulli, Sekretari i Përgjithshëm i AAB-së, i cili i uroi mirëseardhjen dhe diskutoi me ta rreth zhvillimeve më të fundit të sektorit bankar shqiptar, konsolidimin e tij në vite, madhësinë e sektorit, përbërjen e aseteve dhe detyrimeve, sistemin dhe instrumentet e pagesave, ecurinë, cilësinë e aktivitetit bankar, sfidat e digjitalizimit, bankingun e hapur, rregullimet ligjore dhe rëndësinë për stabilitetin financiar dhe ekonomik të vendit.
Kjo vizitë ishte pjesë e një turi njohës që studentët po zhvillojnë në rajon.