Udhëtim trajnimi me gazetarët ekonomikë

25/10/2019

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) organizoi udhëtimin e pervitshëm për gazetarët ekonomikë.
Veprimtaria u organizua më 20-22 tetor 2019 në qytetin e Torinos në Itali dhe u mbështet nga
Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe Intesa Sanpaolo Group.

17 gazetarë ekonomikë të mediave të shkruara, elektronike dhe online patën mundësinë për të
ndarë informacion me ekspertë nga sektori bankar. Njohja me ambjentet inovatore të grupit
Intesa Sanpaolo synoi në një kuptim më të mirë të mënyrës së funksionimit të një grupi bankar i
cili është lider në Itali.

Organizimi i këtyre udhëtimeve bazohet në një bashkëpunim të ngushtë midis AAB-së, bankave
anëtare dhe perfaqësuesve të medias.

Foto