Tryezë diskutimi mbi Open Banking & PSD2

13/06/2019

Më 12 qershor 2019, AAB dhe Facilization,  një kompani që ofron shërbime dhe programe në
fushën e Teknologjisë së Informacionit me fokus në sistemin bankar dhe institucionet financiare,
bashkë organizuan një tryezë diskutimi mbi Open Banking dhe PSD2 (Direktiva e Rishikuar e
Shërbimeve të Pagesave). Duke pasur parasysh Direktivën e PSD2 të BE-së, aktiviteti synoi
njohjen me rrethana krejt të reja për bankat qe por do të krijojë procesi i zbatimit të Open
Banking. Në këtë workshop morën pjesë përfaqësues të bankave tregtare dhe kompanive
Facilization dhe RedHat.

Workshopi çeli punimet e tij me fjalët përshëndetëse të Z. Spiro Brumbulli, Sekretari i
Përgjithshëm i AAB-së dhe z. Gjergj Guri, Drejtori i Përgjithshëm i Facilization.

Z. Endri Gjino, dhe z. Klodian Hima, përfaqësues të Facilization, mbajtën prezantime mbi rastet
e përdorimit të PSD2 dhe Open Banking, që do të shënojë evoluimin e teknologjisë dhe
sinjalizon krijimin e një mjedisi më konkurrues, nga i cili do të përfitojnë konsumatorët.

Në vijim, z. Filip Dalek, dhe z. Andrzej Kowalczyk përfaqësues të RedHat, prezantuan
teknologjitë e kësaj kompanie.

Në përfundim, Sekretari i Përgjithshëm i AAB-së falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e
tyre dhe informoi mbi projektligjin e ri për shërbimin e pagesave, i cili do të përafrojë sistemin
tonë të pagesave me Direktivën e PSD2 të BE dhe ka për qëllim të promovojë krijimin e një
sistemi novator të pagesave në Shqipëri, të ulë pagesat në cash dhe të krijojë kushte të
përshtatshme për zgjerimin e konkurrencës, transparencës dhe të sigurisë në sistemin e pagesave.

Foto