Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) shpall “Thirrjen për shprehje interesi” për prodhimin e një videoje shpjeguese në lidhje me projektin e digjitalizimit të pagesave të shërbimeve publike të ofruara nga e-Albania, e cila është pikë e vetme për marrjen e shërbimeve publike. Kjo thirrje për shprehje interesi vjen në mbështetje të punës për zbatimin e projektit, i cili ofron dhe një mundësi tjetër për kryerjen e pagesave për marrjen e shërbimeve publike (që kanë pagesën pjesë të procesit), dhe ka për qëllim ndërgjegjësimin e publikut për projektin,si dhe për të kuptuar të gjitha hapat se si do të kryhet procesi i pagesave.
Për sa më sipër, AAB dëshiron të kontraktojë një ofrues shërbimi (shoqëri që operon në Shqipëri ose një profesionist të pavarur) për të prodhuar videon.
Afati i fundit i dorëzimit të shprehjes së interesit është data 13 shkurt 2023, ora 15:00.
Aplikantëve u kërkohet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në adresën: secretariat@aab-al.org
Për më shumë informacion gjeni si më poshtë: