Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) kërkon të organizojë 3 anketime brenda vitit 2019, në lidhje me eksperiencën e klientëve me bankat dhe imazhin e tyre. Kandidatët për të ofruar këtë shërbim, ftohen të aplikojnë sipas Termave të Referencës së anketimit dhe afateve kohore, te publikuara në link.
Fituesi i Konkursit për realizimin e anketes mbi eksperiencën e klientëve me bankat dhe imazhin e tyre
Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), përfundoi konkursin për zhvillimin e anketës mbi eksperiencën e klientëve me bankat dhe imazhin e tyre.
Koha e zhvillimit të konkursit ishte nga data 8 prill deri më 24 prill 2019 dhe numri i pjesëmarrësve në këtë konkurs ishte 9 .
Bazuar në termat e referencës të publikuara për këtë aplikim, shpallim fitues të konkursit për realizimin e anketës kompaninë “ IDRA Research & Consulting”.