Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Takimi i Kryeministrit me Drejtorët e Përgjithshëm të bankave

Më 6 maj 2022, Drejtorët e Përgjithshëm të bankave morën pjesë në takimin e organizuar nga Kryeministri, z. Edi Rama.

Takimi i cili u zhvillua me pjesë marrjen e Guvernatorit Gent Sejko, Ministres së Financave dhe Ekonomisë znj. Delina Ibrahimi, dhe Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit znj. Mirlinda Karçanaj, pati në fokus digjitalizimin e shërbimeve bankare, kalimin online të shërbimeve publike dhe kryerjen e pagesave për to nëpërmjet platformës e-Albania.

Bankat shprehën mbështetjen për projektin dhe bashkëpunimin pa rezerva për realizimin sa më shpejt të tij.

Gallery