Takim me studentë

26/03/2021

Më 25 mars 2021, Sekretari i Përgjithshëm të Shoqatës Shqiptare të Bankave Dr.Spiro Brumbulli zhvilloi takimin me studentë të Departamentit të Financës dhe Ekonomiksit në Universitetin Europian të Tiranës. Në fokus ishte përfshirja financiare dhe bankat tregtare. Veprimtaria u organizua në kuadër të Javës së Parasë, e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin mbi çështje të edukimit financiar, organizuar nga AAB në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë (BSH) me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe partnerë të tjerë.