Takim me Shoqatën e Bankave të Kosovës

01/10/2021



Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB) dhe Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i OTP Bank Albania, z. Bledar Shella dhe Sekretari i Përgjithshëm i AAB-së, z. Spiro Brumbulli, pritën sot ekipin e Shoqatës së Bankave të Kosovës, kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, z. Petrit Balija.
Takimi pati në fokus sektorin bankar në Shqipëri dhe Kosovë. Përveç shkëmbimit të eksperiencave të punës dhe organizimit të shoqatave reciproke, palët diskutuan për përballjen me sfidat e modernizimit të modelit të biznesit të tyre, përshtatjes me direktivat e Bashkimit Evropian, standardet bashkëkohore, llogarinë bazë, nënshkrimin elektronik, hapjen e llogarisë në distancë, legjislacionin në fushën bankare si dhe perspektivat dhe sfidat aktuale të industrisë bankare drejt një zhvillimi të qëndrueshëm.
Z. Shella theksoi mundësinë për të thelluar bashkëpunimin midis dy shoqatave me veprimtari në interes të përbashkët.
Takimi u zhvillua në një atmosferë tepër miqësore dhe përfundoi me rekomandimin për të forcuar kontaktet dhe thelluar bashkëpunimin.

Foto