Takim me Ministrin e Drejtësisë

12/10/2021



Më datë 12  tetor 2021, Anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të AAB, kryesuar nga Kryetari i Bordit, z. Bledar Shella u pritën në një takim pune nga z. Ulsi Manja, Ministër i Drejtësisë.

Të drejtat e bankave në pozitën e tyre si kreditorë për pronat e konfiskuara, nevoja për ndryshime në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë, si dhe çështje në lidhje me shërbimin permbarimor gjyqësor privat, ishin temat kryesore të diskutuara.