
14 janar 2016 – Me rastin e fillimit të Vitit të Ri, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), zhvilloi një takim me gazetarë të medias së shkruar dhe asaj elektronike, analistë të ekonomisë, drejtues dhe përfaqësues të tjerë të medias në Shqipëri. Gjithashtu, Drejtorë të Përgjithshëm të bankave (anëtarë të Asamblesë të AAB), Sekretarja e Përgjithshme e AAB, drejtues të departamenteve të komunikimit dhe marketingut të bankave anëtare ishin të pranishëm në këtë takim.
Në fjalën e mirëseardhjes , Kryetari i AAB, Z. Christian Canacaris, u përcolli të pranishmëve urimet më të mira për një vit të suksesshëm dhe shprehu vlerësimin e tij për rolin e gazetarëve në procesin e zhvillimit në vend.
Ai theksoi se sektori bankar vlerëson bashkëpunimin me median dhe kujdesin e treguar për të transmetuar informacionin ekonomik.
Në vijim, pjesëmarrësit patën mundësi të diskutonin mbi çështje që lidhen me aktivitetet e ardhshme të dy sektorëve.