
Ceremonia e hapjes së Javës së Parasë 2023: “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”
Procesi i digjitalizimit dhe projektet në fushën e digjitalizimit të shërbimeve dhe pagesave në industrinë bankare janë ndër prioritetet e veprimtarisë së AAB-së.
Gjatë vitit 2022, AAB-ja ka organizuar dhe ka qenë pjese e diskutimeve dhe tryezave të përbashkëta me strukturat përkatëse shtetërore dhe palët e interesuara në lidhje me digjitalizimin e shërbimeve financiare. Për të vlerësuar angazhimin dhe punën e bërë, më 23 nëntor 2022, anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të AAB-së organizuan një takim me anëtarët e Komitetit Ndihmës të Pagesave, Kartave, Digjitalizimit dhe Kanaleve Alternative, të cilët kanë qenë pjesë aktive e çështjeve të ndjekura.