Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Takim i ABB me Ministrin Çuçi

Në 6 dhjetor 2021, Zëvendës Kryetari i AAB, z. Seyhan Pencabligil, dhe anëtari i Bordit Mbikëqyrës të AAB, z. Maltin Korkuti, u pritën në një takim nga Ministri i Brendshëm z. Bledi Çuçi. Në takim u diskutua mbi mundësinë e ndërhyrjes në ligjin nr. 34/2019 për Agjencinë e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara, për rregullimin e marrëdhënies Bankë- ISSH – Regjistri Civil për vërtetimin e gjallesës për pensionistët, si dhe mbi mundësinë e disa rishikimeve të udhëzimit nr. 130, datë 5.03.2018 për funksionimin e shërbimit privat të sigurisë fizike.

Takimi u karakterizua nga mirëkuptimi dhe angazhimi i përfshirjes së palëve për të bashkëpunuar më tej në pasqyrim të kërkesave.