Takim diskutimi i përfaqësuesve të nivelit të lartë të bankave dhe Mastercard

13 Qershori

Më 12 qershor 2024, përfaqësuesit e asamblesë së anëtarëve të Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB) mirëpritën në një takim diskutimi z. Mark Barnett, President i Mastercard Europe, së bashku me përfaqësues të tjerë të lartë të kompanisë. Takimi, i cili ishte pjesë e vizitës zyrtare të përfaqësuesve të lartë të Mastercard në vend, pasoi diskutimet e nivelit të lartë me Kryeministrin, Ministrin e Financave dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.

Gjatë takimit, z. Bledar Shella, President i AAB-së, e njohu z. Barnett me zhvillimet e industrisë bankare duke theksuar potencialin për rritje të vendit. Z. Shella u ndal veçanërisht në mundësitë për zhvillim në sektorin e pagesave, vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit për nisma të përfshirjes financiare dhe përmendi kostot e larta të transaksioneve me karta si një shqetësim i ngritur nga bankat.

Të pranishmit u njohën me angazhimin e Mastercard në një plan, i cili do të marrë parasysh përfshirjen e të gjithë aktorëve për të diskutuar projektet potenciale të përshtatura për modelet specifike të këtij tregu.

Takimi nënvizoi një përkushtim të ndërsjellë për avancimin e përfshirjes financiare dhe optimizimin e sistemeve të pagesave për të nxitur përdorimin e pagesave elektronik, si një kontribut i rëndësishëm në sektorin financiar të vendit.

GALERIA

SHARE