Shoqata Shqiptare e Bankave në ndihmë të zonave të dëmtuara nga tërmeti

17/09/2019

Më datë 16.09.2019, Kryetari i AAB-së, z. Silvio Pedrazzi, shoqëroi Ministren e Financave dhe
Ekonomisë, znj. Anila Denaj, në një vizitë në fshatin Qafëzes të prefekturës Korçë, për t’u njohur me
ecurinë e punimeve për riparimet e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti që preku zonën rreth 3 muaj më
parë. Të pranishëm dhe autoritetet e zonës: Prefekti i qytetit të Korçës, z. Dhori Spirollari dhe Kryetari i
Bashkisë Kolonjë, z. Erion Isai.
Me këtë rast, z. Pedrazzi u komunikoi autoriteteve kontributin që industria bankare i dhuron Drejtorisë së
Përgjithshme të Emergjencave Civile. Kontributi prej 10 milion lekë akorduar nga Shoqata Shqiptare e
Bankave iu bashkua Fondit të Solidaritetit të Emergjencave Civile në mbështetje të banorëve për
përballimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.
Ministrja Denaj dhe z. Pedrazzi theksuan se solidariteti nga pjesët e tjera të shoqërisë është shumë i
rëndësishëm dhe një përkrahje e fortë që të gjithë të dëmtuarit të mos ndjehen të vetmuar.

Foto