Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) zgjedh kryetarin e ri të Bordit Mbikëqyrës

AAB ka kënaqësinë të njoftojë rizgjedhjen e z. Bledar Shella si Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së. Zgjedhjet për Kryetarin dhe anëtarët e rinj të Bordit Mbikëqyrës u zhvilluan gjatë mbledhjes së Asamblesë së Anëtarëve të mbajtur më 30 maj 2023, ku anëtarët ri-konfirmuan z. Shella si Kryetar të AAB-së. Në funksionin e Kryetarit, z. Shella do të vazhdojë të përfaqësojë zërin e anëtarëve për çështjet e digjitalizimit dhe vizibilitetit duke promovuar interesin më të mirë të AAB-së dhe anëtarëve të saj.

Përveç zgjedhjes së Kryetarit të ri, AAB ka kënaqësinë të mirëpresë anëtarët e rinj të Bordit Mbikëqyrës.

Bordi i ri Mbikëqyrës i AAB-së përbëhet si më poshtë:

  • Bledar Shella – Drejtor i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania – Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së;
  • Seyhan Pencabligil – Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) – Zëvendës Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të AAB;
  • Maltin Korkuti – Drejtor i Përgjithshëm i Credins Bank – anëtar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së;
  • Andi Ballta – Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Amerikane të Investimeve – anëtar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së;
  • Flutura Veipi – Drejtore e Përgjithshme e Union Bank – anëtare e Bordit Mbikëqyrës të AAB-së.

AAB shpreh mirënjohjen për anëtarët e mëparshëm të Bordit Mbikëqyrës: z. Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm i Tirana Bank dhe z. Bozhidar Todorov, Drejtor i Përgjithshëm i Fibank Albania për përkushtimin dhe kontributin e tyre të rëndësishëm në AAB.

AAB i uron suksese Kryetarit dhe Bordit Mbikëqyrës duke besuar fort në ndikimin pozitiv që do të ketë puna e tyre në rrugëtimin e AAB-së.

GALLERY

SHARE