Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) dhe Universiteti EPOKA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

22/07/2021



Më 22 korrik 2021, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) dhe Universiteti Epoka nënshkruan marrëveshjen dypalëshe për bashkëpunim midis tyre.

Marrëveshja mundëson organizimin e veprimtarive dhe bashkëpunimin në fushën e edukimit financiar, kontributin në botimin e revistës “Bankieri” dhe shkëmbimin e informacioneve ose materialeve kërkimore që kanë një interes të përbashkët në fushat përkatëse të Palëve.

Marrëveshja u nënshkrua nga Sekretari i Përgjithshëm i AAB-së, z. Spiro Brumbulli dhe Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Güngör Turan.