Silvio PEDRAZZI

Kryetar
Drejtor i Përgjithshëm, Intesa Sanpaolo Bank Albania

Më shumë

Z.Pedrazzi  u emërua Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv dhe anëtar i Bordit të Intesa Sanpaolo Bank Albania më 1 tetor 2013. Para emërimit në këtë pozicion ai ka qenë  Drejtor i  Commonwealth of Independent States (CIS) & South Mediterranean Area, përgjegjës për të koordinuar filiale të vendosura në Federatën Ruse, Ukrainë dhe Egjipt.

 

Ai e filloi karrierën e tij në sektorin bankar në vitin 1978 duke punuar në disa  banka të kursimeve italiane dhe iu bashkua Intesa Sanpaolo Group në vitin 2000. Në Itali, ai mbajti pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Cassa di Risparmio di Spoleto dhe të Cassa di Risparmio di Ascoli Piceno. Në vitin 2006 ai u emërua zëvendës kryetari i parë i Bordit Drejtues të Bankës Intesa Beograd (Serbi) dhe në vitin 2008 si Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Pravex-Bank (Ukrainë).

 

Përveç punës për Grupit Intesa Sanpaolo, ai është i përfshirë në mënyrë aktive në shoqatat kryesore si vijon:

  • Kryetari i Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Shqipëri (FIAA)
  • Zëvendës Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB)
  • Anëtar Bordi i Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri
  • Anëtar i Bordit të Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve në Shqipëri (AIDA)

Maltin KORKUTI

Zëvendës Kryetar
Drejtor i Përgjithshëm, Credins Bank

Më shumë

Maltin Korkuti u ëmërua Drejtor i Përgjithshëm i Credins Bank më 17 korrik 2014. Para këtij pozicioni, ai ishte zv. Drejtor i Përgjithshëm i Credins Bank, si dhe anëtar Bordi që prej themelimit të Credins Bank në 31 mars 2003.

Z. Korkuti ka një eksperiencë 20 vjeçare në sektorin financiar, sektorin e sigurimeve,
menaxhimin e operacioneve bankare, riskut dhe veprimtarisë së thesarit. Ai ka luajtur një rol kyç në krijimin e strukturave të Bankës, por dhe në fillimin dhe veprimtarinë e suksesshme të shumë institucioneve financiare në fushën e sigurimit, investimeve, leasing, brokerimit dhe bursës. Kariera e tij në sektorin bankar ka qënë në funksione drejtuese në Bankën e Kursimeve, në Institutin Financiar “Credins” dhe në Credins Bank.

Z. Korkuti mban titullin “Magister rerum socialium oeconomicarumque” nga Universiteti i Vienës, fakulteti Ekonomisë, Dega Administrim Biznesi Ndërkombetar në 1999, si dhe titullin Doktor nga Universiteti i Tiranës, Dega Financë – Kontabilitet në vitin 2004.

Z. Korkuti, përtej gjuhës amëtare shqip, komunikon rrjedhshëm në Anglisht dhe Gjermanisht, dhe ka njohuri të mira në Italisht.


Andi BALLTA

Anëtar
Drejtor i Përgjithshëm, American Bank of Investments

Më shumë

Z. Ballta ka një eksperiencë të gjatë në sektorin bankar në SHBA dhe Europë. Z. Ballta, që nga 2008, është një ndër Menaxherët në drejtim të NCH Capital, një shoqëri investimesh private me qëndër në New York.
Ai ishte përgjegjës në NCH Capital për mundësitë investuese në Shqipëri, Bosnjë, Kroaci, Maqedoni, Greqi, Kosovë dhe Mali i Zi. Ai drejtoi blerjen dhe menaxhoi një portofol rajonal, gjatë kësaj kohe, të pronave të vendosura në bregdet në Greqi apo Ballkanin Perëndimor për zhvillime turistike. Në korrik 2014, fokusi i tij kryesor u zhvendos drejt menaxhimit dhe rritjes së kompanisë rajonale të NCH Capital, Tranzit Finance, me qëllim blerjen, mbledhjen dhe financimin e portofolit te borxhit. Në 2015, pas blerjes së Credit Agricole Shqipëri nga Tranzit Finance, Z.Ballta u bë Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës Amerikane të Investimeve. Z. Ballta, përpara bashkimit me NCH Capital, punoi për shtatë vjet në Israel Discount Bank në New York dhe Miami si Zv.President i lartë – Head of Sponsored and Syndicated Financing. Në këtë pozicion, ai ka drejtuar kredi me risk të lartë, gjenerimin e biznesit, strukturimin, vlerësimin e kredisë dhe tregtimin në tregun primar dhe sekondar. Në mes te viteve 1990 në Shqipëri, z. Ballta ka ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në procesin e privatizimit dhe në lehtësimin e investimeve direkte në vend. Z. Ballta ka mbaruar studimet për Administrim Biznesi nga Universiteti Shtetëror i Tiranës dhe ka një master nga Universiteti i Shën Thomas në Miami,
Florida (MBA).


Georgios PAPANASTASIOU

Anëtar
Drejtor i Përgjithshëm, Alpha Bank Albania

Më shumë

Z. Georgios Papanastasiou ka punuar për më shumë se tri dekada në sektorin bankar në rajonin e Evropës Juglindore, më konkretisht në Greqi, Maqedonia e Veriut, Serbi dhe Shqipëri. Karriera e tij filloi në Selanik, në Nova Scotia Bank, grup bankar ndërkombëtar Kanadez dhe ofrues shërbimesh financiare, lider në Amerikën Veriore, Qendrore dhe Latine si dhe në rajonin Aziatik dhe Paqësor. Në 1991, ai iu bashkua ABN Amro Bank NV, banka më e madhe në Holandë dhe një ndër më të mëdhatë në Evropë, ku shërbeu si Drejtor Rajonal Biznesi për Greqinë Veriore. Në Shtator të vitit 2000, z. Papanastasiou iu bashkua Stopanska Banka AD, Shkup, pjesë e Grupit NBG, ku pas pesë vitesh si Këshillues për Korporatat dhe Drejtor i Kreditimit u emërua si Drejtor i Përgjithshëm, në korrik 2005.

Prej vitit 2011 deri në prill 2017 ai ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues dhe Kryetar i Këshillit Drejtues të Shoqatës së Biznesit Grek në Serbi.

Në janar 2009 ai iu bashkua Grupit Alpha Bank dhe në prill 2009 u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Këshillit Drejtues të Alpha Bank Serbia AD, deri në muajin prill 2017, ku ai iu bashkua Alpha Bank Albania SH.A për t’u emëruar Drejtor i Përgjithshëm në 20 dhjetor 2017.

Që prej datës 6 korrik, 2018 Z. Papanastasiou mban pozicionin e Presidenit të Këshillit Drejtues të Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri.

Z. Papanastasiou zotëron diplomë në Ekonomi nga Universiteti Aristotel, Selanik, si dhe ka Master në Administrim Biznesi nga Kolegji Bentley, Masaçusets, Sh.B.A.


Dritan MUSTAFA

Anëtar
Drejtor i Përgjithshëm, Tirana Bank

Më shumë

Z. Mustafa u bë pjesë e Tirana Bank në Dhjetor 2014 si Zv. Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv dhe u emërua Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Komanduar në Janar 2015, duke marrë përsipër përgjegjësine e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv, Zv. Kryetarit të Këshillit Drejtues të Tirana Bank dhe Anëtarit të Këshillit Drejtues të Tirana Leasing. Që prej Nëntorit 2016, z. Mustafa është ngarkuar me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv në Tirana Bank. Z. Mustafa ka eksperiencë në sistemin bankar prej vitit 1995 në banka si BKT, NBG dhe Credit Agricole, kryesisht në pozicione drejtuese duke përfshirë edhe pozicionin e Zv. Drejtorit të Përgjithshëm që prej vitit 2004. Z. Mustafa është diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Administrim Biznes dhe zotëron një diplomë Master për Administrim Biznesi akorduar nga International Hellenic University, Selanik.