Publikimi i broshurës CSR për tremujorin e parë 2024

AAB prezanton broshurën e fundit CSR, e cila përmbledh angazhimin e bankave për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e jetës së komuniteteve gjatë tremujorit të parë të vitit 2024, të kategorizuara sipas dimensioneve: ekonomik, social, mjedis dhe edukim financiar.

  • Dimensioni Ekonomik – Bankat kanë mbështetur zhvillimin ekonomik përmes financimit dhe këshillimit të Bizneseve të Vogla dhe të Mesme (SME) si dhe financimit të projekteve që përmirësojnë infrastrukturën lokale.
  • Dimensioni Social – Bankat fokusohen në përmirësimin e mirëqenies sociale përmes mbështetjes për familjet në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuara dhe promovimit të jetesës së shëndetshme.
  • Dimensioni Mjedisor – Iniciativat e ndërmarra nga bankat për mbrojtjen e mjedisit përfshijnë financimin e energjisë së gjelbër dhe edukimin e komunitetit për mbrojtjen e mjedisit.
  • Dimensioni i Edukimit Financiar – Bankat i janë bashkuar iniciativave për rritjen e ndërgjegjësimit financiar dhe edukimin financiar të të rinjve.

Broshura CSR, janar – mars 2024

SHARE