Publikim i Raportit Vjetor 2023 të AAB-së

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) publikon Raportin Vjetor për vitin 2023. Ky raport paraqet veprimtarinë e AAB-së gjatë vitit të kaluar, i cili ka qenë një vit i fokusuar në zhvillimin e projekteve digjitale, më një vëmendje të shtuar ndaj sigurisë kibernetike.

AAB ka vazhduar të jetë aktor aktiv në procesin e konsultimit publik për një numër ligjesh dhe rregulloresh të autoriteteve të ndryshme në vend, të zhvillojë takime me bashkëpunëtorë dhe institucione – kombëtare dhe ndërkombëtare, të organizojë trajnime për anëtarët e vet dhe t’u sigurojë atyre sa më shumë informacione që janë të nevojshme për veprimtarinë e tyre.

Në mënyrë të veçantë, sigurisë kibernetike i është kushtuar një fushatë në media, një forum i dedikuar dhe një trajnim shumë i specializuar, duke synuar dhe realizuar forcim të infrastrukturës digjitale të anëtarëve tanë.

Edukimi financiar mbetet i pashkëputur nga zinxhiri i veprimtarive dhe është në fokus të AAB nëpërmjet organizimit të Javës së Parasë, Konkursit të Parasë (Money Quiz), leksioneve në auditorë, botimeve të ndryshme, fushatave dhe pjesëmarrjes në media.

Për të lexuar më shumë rreth sfidave dhe mundësive të vitit 2023, mund të shfletoni Raportin Vjetor 2023.

SHARE