
23 janar 2020
Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) prezantoi pjesën e dytë të studimit mbi besimin dhe perceptimin e klientëve në banka dhe sektorin bankar. Të ftuar ishin përfaqësues të bankave, të Bankës së Shqipërisë, të institucioneve shtetërore, të institucioneve financiare jo-banka, të institucioneve financiare ndërkombëtare, bashkëpunëtorë të AAB-së dhe media.
Në emër të AAB-së pjesëmarrësit i përshëndeti Kryetari i AAB-së, zoti Silvio Pedrazzi. Z. Edmond Çera dhe z. Donald Vullnetari, në emër të IDRA Research & Consulting, prezantuan gjetjet kryesore të studimit.
Ky studim evidenton perceptimin e konsumatorëve dhe eksperiencën e tyre ndaj shërbimit të ofruar nga bankat tregtare, shkallën e besueshmërisë krahasuar me institucione apo sektorë të tjerë, cilat janë produktet dhe shërbimet bankare të përdorura më tepër, etj.
Për arritjen e rezultatit u realizuan 400 intervista: 313 nga të cilat nëpërmjet internetit (IDRApoll) dhe 97 intervista ballë për ballë, në terren.
Studimi e treguesëve e gjeni ne këtë link: https://issuu.com/aabshshb/docs/aab_banking_sector_perception_report_-_second_part