ZGJODHA KARTËN!
I dashur Gjergj,
po të lë për një më të mirë.
Kjo fushatë synon rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi përdorimin e kryerjes së pagesave me kartë debiti dhe krediti dhe evidenton përparësitë e përdorimit të kartave.
Mesazhi përcillet nëpërmjet një metafore të një marrëdhënie dashurie. Efikasiteti i përdorimit të kartës si mjet pagese është realizuar nëpërmjet tre videove dhe është trajtuar në formën e një letre drejtuar “dashurisë” së vjetër (lekut), duke krahasuar cilësitë e të dy mjeteve të pagesës dhe theksuar arsyen e zgjedhjes së përdorimit të kartës kundrejt cash-it.
Përfitimet për Konsumatorët dhe Tregtarët: Pagesat elektronike ofrojnë qasje më të madhe në burimet financiare. Konsumatorët që përdorin para ose çeqe janë të kufizuar në fondet që ata kanë në dorë, ndërsa kartat u sigurojnë konsumatorëve qasje në të gjitha fondet në dispozicion ose linjat e kreditit dhe u japin tregtarëve qetësi në lidhje me garancitë e pagesës.
Siguri: Tregtarët kanë të garantuar pagesën dhe konsumatorët ndihen më sigurt duke bërë blerje kur ata mund të paguajnë me një kartë.
Transparencë: Pagesat elektronike ndihmojnë në uljen e transaksioneve në letër, duke ulur koston në bankat qendrore të sigurimit të kartëmonedhave dhe monedhave, dhe, gjithashtu, të rritin të ardhurat nga taksat përmes zvogëlimit të ekonomisë gri, ose transaksionet që nuk llogariten në statistikat zyrtare.
Akses: Kartat u sigurojnë konsumatorëve mjetet për të marrë pjesë në ekonominë digjitale.
Lehtësi: Optimizimi i vendimeve të konsumatorit e duke u dhënë atyre akses të sigurt dhe të menjëhershëm në të gjitha fondet në depozitë ose një linjë kredie, duke eliminuar nevojën për të pritur në pikën e shitjes, vizituar një ATM ose mbajtur para në dorë. Pagesat pa kontakt mundësojnë shmangien e kontaktit duke ofruar më tepër siguri, shpejtësi dhe komoditet.
“Kjo fushatë organizohet nga Shoqata Shqiptare e Bankave dhe mundësohet nga VISA.”
videos to be uploaded to youtube
I dashur Gent!
Më duhet të kapërcej kufijë, me ty nuk e bëj dot. Unë zgjodha kartën dhe pagova e sigurt në internet!
Kurse kohë dhe mbaj në kontroll shpenzimet e tua duke paguar me kartën e kreditit ose të debitit në siguri të plotë!
I dashur Gjergj,
po të lë për një më të mirë.