Përmirësimi i qasjes ndaj shërbimeve financiare për Agrobiznesin

24/09/2019

Më 24.09.209, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) në bashkëpunim me European Fund for Southeast Europe, Development Facility (EFSE DF) dhe RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), organizuan workshopin “Përmirësimi i qasjes ndaj shërbimeve financiare për Agrobiznesin”, ku morën pjesë përfqësues të bankave tregtare, ofrues të shërbimeve të konsulencës dhe sipërmarrës të industrisë së bujqësisë. Ky aktivitet bën pjesë në veprimtarinë e AAB-së për zbatimin e strategjisë së edukimit financiar.

Është shumë e rendësishme që bizneset rurale të kenë informacionin e duhur në lidhje me produktet dhe mekanizmat financiarë që ofrohen, të kenë qasje në ekspertizën e duhur që ofrojnë konsuentët për të zbatuar strategjitë e biznesit të orientuara drejt rritjes dhe që sigurojnë kreditimin e nevojshëm.

Në këtë aktivitet u prezantua  “Një udhëzues praktik” për Agrobiznesin për të ndihmuar sipërmarrësit e bizneseve rurale me njohuri financiare. Prezantimi u bë nga Venera Hoxha, këshilltare EFSE, dhe z. Mihallaq Qirjo, Drejtor i Zyrës Vendore, Qëndra Rajonale e Mjedisit Shqipëri.

Clara Garcia Parra, drejtuese e komponentit të Zhvillimit të Sektorit Privat pranë Risi Albania, shpjegoi mekanizmin për të siguruar qasjen e subjekteve rurale në financeë, përmes bashkëpunimit të ndërmjetësuesve financiarë.

Pjesëmarrësit diskutuan mbi nevojat që kanë dhe mundësinë për zgjidhje konkrete gjatë takimeve B2B.

Foto