Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat

20/12/2019

AAB, me anë të një letre, u kërkon autoriteteve përkatëse rishikimin e ligjit nr. 26/2019 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”. Shqetësimi i industrisë bankare – por jo vetëm, sepse ligji prek çdo institucion apo shoqëri huadhënëse – ka të bëjë me veprimtarinë dytësore të përmbaruesit gjyqësor privat. Sipas parashikimit në këtë ligj, jo vetëm që krijohet një pozicion monopol në këtë veprimtari, por u hiqet e drejta thelbësore shoqërive dhe institucioneve huadhënëse të mbledhin kreditë e tyre duke vënë në pikëpyetje çdo përpjekje për të kontaktuar me huamarrësin. Parashikimi në këtë ligj është një hap mbrapa me pasoja negative në zhvillimin e kreditimit.

 

Shkarko